Lushnje aksidentohet për vdekje këmbësori

10/12/2015 09:50

Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnje-Rrogozhinë.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Golem, rreth orës 19.30. Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar dhe trupi i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të Lushnjes.

Drejtuesi i mjetit tip “Golf” me targë “AA 031 LH”, 63 vjeç nga Tirana u shoqërua në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Nga hetimet e para ka rezultuar se viktima ishte në mes të krahut të djathtë të autostradës duke tentuar të kalonte në krahun tjetër.

Për shkak edhe të mungesës së ndriçimit rrugor, drejtuesi i mjetit, i identifikuar me inicialet H.H, nuk mundi të dallonte këmbësorin duke e përplasur atë me pjesën e përparme të mjetit të tij.

Përplasja ka qenë aq e fortë saqë i shkaktoi vdekjen e menjëhershme viktimës. Ka qenë vetë drejtuesi i mjetit i cili njoftoi policinë rrugore.

Top Channel