“Fiks Fare”, produktet që shiten pa një datë skadimi

10/12/2015 00:00

Në redaksinë e “Fik Fare” ka shkuar një ankesë nga një qytetar në lidhje me një paketë qumështi që më shumë dukej si hirrë, por që ishte brenda datës së skadencës.

“Fiksi..” gjithmonë i ka trajtuar me përparësi rastet kur rrezikohet shëndeti i qytetarëve, duke e njoftuar rastin menjëherë pranë AKU-së.

Pavarësisht kësaj, gazetarët e emisionit vendosën që ta ndjekin në distancë kontrollin e AKU-së, pa dijeninë e këtyre të fundit. Po ashtu, kamerat e “Fiksit…” kanë kontrolluar edhe shumë markete të cilat tregtojnë produkte që janë afër skadencës apo vetëm kanë skaduar tashmë.

Në subjektin ku u shit qumështi (SHIKO VIDEON)

Inspektorja e AKU-së: Jemi nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Kemi një akt kontrolli.
Shitësja: Në lidhje me çfarë?
Inspektorja e AKU-së: Për një produktet që është i skaduar i …..
Shitësja: Ti ke ardhur për të parë nëse është i skaduar apo e keni marrë…???
Inspektorja e AKU-së: Kemi ardhur për të parë nëse është si i skaduar, për të marrë mostra etj.
Shitësja: OK.

Gjatë kohës që kamera e “Fiksit…” i vëzhgonte në distancë, inspektorët bashkë me shitëset hynë për kontroll në magazinë.

Konsumatori: Sot ndodhi që këtë lloj qumështi, doli i prishur.
Inspektorët: Prandaj kemi ardhur. Mund të na thuash çfarë date?
Konsumatori: Thoshte 31.12.2015.
Inspektorja e AKU-së: E ke mostrën?
Konsumatori: Jo. Jua solla këtyre. Duhet ta ketë ajo goca pasi donte ta bënte problem.
Inspektorja e AKU-së: Të tha se kush ishte?
Konsumtorja: Nuk e di çfarë është këtu pasi na ndodhi sot në mëngjes.
Inspektorja e AKU-së: OK se do ta pyes unë.
Konsumtorja: Më falni se ju shqetësoj pasi jua thashë si kliente. Pasi më dhimbset vetja dhe fëmija.

Më pas bashkëpunëtorja e “Fiksit…” afrohet për të pyetur shitësen se çfarë kishte ndodhur.
 
Fiksi: Çfarë ndodhi?
Shitësja: A është në rregull apo jo!
Fiksi: Po është data e skadencës në rregull?
Shitësja: Po pra, po ankohen njerëzit. Se ka ardhur një me datën larg i prishur.

Ndërkohë që inspektorët e AKU-së kontrollin në subjekt, kamera e “Fiksit…” ndjek një nga punonjëset e dyqanit e cila merr mostrën e prishur, e nxjerr jashtë dhe fsheh mes kartonëve brenda një karroce të marketit.
 
Pasi “Fiksi…” vuri re që kjo mostër u fsheh, sinjalizuam inspektorët për vendin se ku ishte fshehur mostra e prishur. Ndërkohë menaxheri i pronarit e mohon diçka të tillë.

Pasi përfundoi kontrolli, dhe mostra e prishur u gjet, inspektorët morën 10 kuti qumështi për t’i analizuar pranë Institutit te specializuar të Ushqimit dhe Veterinarisë. Pasi u kryen analizat, “Fiks Fare” u interesua për rezultatet.
 
Eftali Sulaj, laborante e AKU, Tiranë: Pas analizave të disa mostrave dhe flet analizave që kemi marrë të gjitha kanë rezultuar brenda normave.

Pas rezultatve të analizave, doli se kemi të bëjmë me një rast të izoluar. Sidoqoftë, problemi i qumështit nuk mbaron me kaq, pasi bidonët me qumësht që ne hasim çdo ditë në treg mbushen në rrugë.

Kamera e “Fiksit…” takoi një shitëse që mbushte bidonët me qumësht mbrapa një pallati në rrugë dhe tregonte se këtë punë e bënte prej çerek shekulli.

Por, në marketet shpesh ndosh të shohim produkte që janë pranë skadencës ose që vetëm kanë skaduar, ose ka edhe raste kur nuk kanë një datë skadence të vendosur në të.

“Fiks Fare” dëshmoi përmes kamerave se ndodh gjerësisht me produktet si shampo, pecetat higjienike që përdorin gratë, llakun e flokëve e shumë të tjera që janë të skaduara, pranë skadencës ose nuk kanë një datë për të treguar se deri kur duhet të përdoren.

Top Channel