FAO me zyrë në Tiranë, Panariti: Sistem sinjalizues për përmbytjet

10/12/2015 10:40

Organizata ndërkombëtare e Bujqësisë dhe Ushqimit tashmë do të ketë zyrën e saj edhe në Shqipëri.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e FAO-s, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti përmendi si një nga iniciativat e përbashkëta krijimin e një platformë elektronike për shpërndarjen e informacionit, ku përfshihet edhe sistemi i sinjalistikës në rastet e përmbytjeve.

“Iniciativë të përbashkët për krijimin e një platforme të përbashkët elektronike për shpërndarjen e informacionit për të gjithë aktorët e sistemit të bujqësisë ku një dritare e veçantë është sistemi i sinjalistikës, parandalimit dhe njoftimin paraprak për rrezikun e përmbytjeve, ndërkohë që kjo platformë do të shërbejë dhe për shpëndarjen e informacionit për bujqit e fermerët, përsa i përket cilësisë së farërave duke rritur në këtë mënyrë transparencën dhe duke bërë më efektiv lidhjen mes prodhimit dhe tregut”, u shpreh Panariti.

Panariti tha se do të krijohet zyra e statistikave të bujqësisë, stacionet e para veterinare ku do të ketë partneritet mes shërbimit publik dhe privat.

Top Channel