Eliminimi, tifozët tentojnë të sulmojnë lojtarët e Portos

10/12/2015 00:00

Lojtarët e Portos janë përballur me zemërimin e tifozëve të tyre pas eliminimit nga Champions League. Skuadra portugeze do të vazhdojë garat në Europa League pas humbjes 2-0 në Londër nga Chelsea, pasi skuadra e Mourinhos dhe Dynamo Kiev arritën të kualifikohen në fazën tjetër.

Tifozët kishin dalë në aeroportin “Francisco Carneiro” për t’ju bërë të qartë lojtarëve se i kishin turpëruar. Menjëherë sapo kanë dalë trajneri dhe zyrtarët e tjerë kanë filluar ofendimet.

Sapo tifozët vunë re se po dilnin edhe lojtarët tentuan t’ju afrohen, por policia reagoi menjëherë duke mbajtut nën kontroll situatën. Policia është kujdesur që të gjithë lojtarët të hipin në autobus shëndosh e mirë.

Ndërkohë, tifozët nuk kanë ndaluar derisa autobusi u nis. Në të vërtetë, Porto ishte një nga favoritet për të kaluar grupet, por humbja turpëruese në shtëpi nga Dynamo bëri që portugezët të linin garën më prestigjioze europiane para kohe.

Top Channel