Detyronte të birin të lypte, procedim penal 38-vjeçarit

10/12/2015 10:30

Një 38-vjeçar do të hetohet nga policia në akuzën e keqtrajtimit të të miturit, pasi ka detyruar djalin e tij të lupte në rrugë.

Sipas policisë i mituri, K. K, 7 vjeç i komunitetit egjiptian është gjetur rreth orës 1.00 të mëngjesit në derën e një lokali nga punonjësit e policisë. Në prani të psikologes dhe prindërve vogëlushi ka deklaruar se detyrohej të lypte nga nëna dhe babai i tij dhe të ardhurat që fitonte ia jepte prindërve.

Në bazë të deklarimeve policia nisi hetim ndaj S. K, 38 vjeç babait të fëmijës pasi e detyronte fëmijën e tij të lypte edhe në qytete të tjera.

Top Channel