Ja kombëtaret që preferon Cana në grupet e Euro 2016

09/12/2015 00:00

Të shtunën e 12 dhjetorit, Shqipëria do të njohë kundërshtarët që do të ketë në grupet e fazës finale të Euro 2016, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Francë.

Kapiteni i Kombëtares kuqezi, 32 vjeçari, Lorik Cana, i cili do të marrë pjesë për herë të parë në fazën finale të një kampionati Europian, ka folur për kundërshtarët që ai do të dëshironte në grup, duke thënë se në këtë fazë nuk ka ekipe të lehta dhe se Gjermania dhe Italia do të ishin dy kundërshtarë të preferuar për të.

“Në një fazë finale të Kampionatit Europian nuk ekzistojnë grupet e lehta. Por gjithsesi ka skuadra të cilat unë personalisht dëshiroj t’i evitoj. Nuk do të më pëlqente për shembull të kishim përballë Spanjën. Do të më pëlqente që Shqipëria të sfidonte Gjermaninë ose Anglinë nga vazo e parë dhe Italinë nga vazo e dytë.”, tha qendërmbrojtësi kuqezi në një intervistë për radion franceze “RMC”.

Për Lorik Canën, Euro 2016 do të jetë eventi i parë madhor me kombëtaren shqiptare, por mund të jetë edhe i fundit, pasi mbrojtësi 32-vjecar ka bërë të ditur se në përfundim të kompeticionit që do të zhvillohet në Francë do të vendosë nëse do të vazhdojë ose jo të jetë më pjesë e Shqipërisë.

Shorti i Euro 2016 do të transmetohet “live” në Top Channel.

Top Channel