Tropojë, ndalohen drejtuesit e minierës; humbi jetën një minator

08/12/2015 11:00

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe procedohen dy shtetas për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi është bërë nga policia e Tropojës dhe në pranga ka rënë shtetasi Arben Hajdarmataj, 46 vjeç, banues në Zogaj, Tropojë,  me detyrë drejtues teknik i firmës “Bytyçi”Sh.p.k. ndërsa janë vënë ne ndjekje penale në gjendje të lirë për shtetasit me inicialet E.M, 48 vjeç banues në Vlad Tropojë, me detyrë Administrator i firmës “Bytyçi”Sh.p.k.

F.L, 43 vjeç, banues në Kosovë, me detyrë menaxher objekti. Arrestimi i shtetasit dhe procedimi ndaj shtetasve  u bë për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë“, pasi: Më datë 6 dhjetor, duke punuar në Minierën Zogaj, Tropojë,  si pasojë e shembjes së një masivi  dheu ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Rasim Aliaj, 42 vjeç. 

Mos sigurimi në punë, mos trajnimi i punonjësve dhe stafeve dhe mos certifikimi për vlerësimin e riskut për çdo post pune bën që aksidente të tilla me pasoja të rënda të marrin jetë njerëzisht. Aksidentet ne minerat e kromit, janë një ngjarje aq e shpeshtë sa në vitet e fundit numërohen me qindra viktima dhe shumë më tepër të dëmtuar e gjymtuar.

Top Channel