Korçë, aksidentohet invalidi. Në gjendje kritike për jetën

08/12/2015 18:30

Një invalid në qytetin e Korçës është aksidentuar nga një automjet, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja është regjistruar në lagjen 17 të qytetit, teksa 67-vjeçari me inicialet K. M., duke lëvizur me karrocën motorike prej invalidi i ka prerë rrugën një automjeti, duke u përplasur me të dhe për pasojë është dëmtuar rëndë.

Nga të dhënat e para, invalidi është përplasur nga automjeti tip Benz me targa AA 777 CA, që drejtohej nga Helena Kapurani.

Pasi është transportuar menjëherë në spitalin e Korçës mësohet se 67-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar nga policia dhe po punohet për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të këtij aksidenti.

Top Channel