Fier, në burg doganierët e konrabandës së naftës

08/12/2015 14:05

Të arrestuarit për shpërdorimin e detyrës në lidhje me kontrabandën e naftës nga kompania “Tea Oil” kanë dalë në Gjykatën e Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.

Janë 7 doganierë që u arrestuan pas një hetimi të gjatë në lidhje me këtë kontrabandë. Të arrestuarit për shpërdorim detyre, të cilëve u është komunikuar masa “arrest me burg” janë:

Adrian Alikaj dhe Syrja Misiraj, me pozicion doganierë të Akcizës; Alfred Bushi, ish-shef i Akcizës; Lula Njebza, ish-zv.drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave; Mirarbër Teneqexhiu, ish-drejtor i Doganës Fier.

Ndërsa në Tiranë janë lënë në masën e sigurisë “arrest shtëpie” doganieret Ortenca Zorba dhe Elona Jareçi, ndërkohë që është shpallur në kërkim ndërkombëtar Adrian Xhillari, administrator i kompanisë “Tea Oil”.

Sipas hetimeve, kjo kompani ka kryer transaksione të dyshimta mes administratorit dhe një biznesmeni të huaj për 1 milion ero, por edhe për emra të njohur të politikës apo biznesit.

Top Channel