Elbasan, shkatërrohet baza e falsifikimit të dokumenteve

08/12/2015 08:45

Agjentë të antidrogës dhe antikrimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit kanë finalizuar në orët e fundit operacionin e koduar me emrin “Kalaja”.

Sipas një njoftimi për shtyp, përmes operacionit në fjalë është goditur një grup kriminal aktiv në falsifikimin e dokumenteve të identitetit.

Sipas burimit, në pranga kanë përfunduar 3 persona, si dhe janë sekuestruar 5 vula të institucioneve të ndryshme, 1.500 euro para të thata, 1 milion lekë dhe 1 mijë dinarë.

Gjatë kontrollit në bazën operative të grupit, vijon njoftimi, agjentët kanë gjetur dhe sekuestruar 25 kg zhivë të bardhë, që shërbente për falsifikimin e dokumentave.

Gjithashtu, mes sendeve të sekuestruara janë edhe shumë pasaporta me shtetësi të ndryshme e letërnjoftime, të prodhuara përmes taktikave kriminale.

Ndërkohë, personat e vënë në pranga janë identifikuar me emrat: Anastas Çyço, Alban Nuredini dhe Lulzim Gjoci, të tre banues në Elbasan dhe të dënuar për vepra të tjera penale.

Objektet e sekuestruara:

50 pasaporta shqiptare të falsifikuara;
3 pasaporta bullgare të falsifikuara;
1 pasaportë greke e falsifikuar;
3 karta identiteti bullgare të falsifikuara;
2 leje drejtimi bullgare të falsifikuar;
1 vizë kalimi të shtetit të Pakistanit e falsifikuar;
200 dokumenta të tjera të fallsifikuara, si: leje drejtimi, leje qarkullimi, dëftesa të ndryshme pjekurije, diploma të degëve ndryshme të shkollës së lartë, çertifikata personale dhe familjare, akte pronësie noteriale të qytetit të Tiranës, vërtetime të shkollave të ndryshme, vërtetime të bashkisë Elbasan,
3 leje qendrimi në shtetin Italian;
1 raport mjeko-ligjor i Poliklinikës së Elbasanit;
2.5 kg zhivë e bardhë;
20 fotografi të personave të ndryshëm të cilët kanë bërë porosi për dokumenta të fallsifikuara;
4 aparate celularë;
5 vula të institucioneve të ndryshme dhe pikave të kalimit kufitarë;
1. 000 dinarë, 1.000.000 lekë;
1.500 euro, si dhe sende të tjera të cilat i shërbenin grupit për realizimin dhe bërjen e dokumentave të fallsifikuara;

Gjithashtu janë gjetur vërtetime bosh të Drejtorisë Arsimore të qytetit të Tiranës, akte vlerësimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, çertifikata trajnimesh të ndryshme të lëshuara nga USAID.

FOTO GALERI
4/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA