Cristiano shënon me goditje dënimi për herë të parë në këtë sezon

08/12/2015 22:15

Cristiano Ronaldo nuk kishte shënuar asnjë gol me goditje dënimi në këtë sezon, por në ndeshjen ndaj Malmoes, e vlefshme për grupin A të Ligës së Kampioneve, sulmuesi i Realit të Madridit arriti të shënonte pas 22 tentativave të dështuara në takimet e mëparshme.

Në minutën e 38 të ndeshjes, CR7 goditi saktë duke mposhtur portierin Wiland.

Edhe në sezonin e kaluar, Cristiano shënoi vetëm 2 herë në 52 goditje dënimi të ekzekutuara.

Top Channel