Shokon Butler: Doja të isha trafikant droge, jo yll i NBA

07/12/2015 00:00

“Doja të isha një trafikant droge dhe jo yll i NBA-së”, është kjo fraza shokuese e basketbollistit Caron Butler e shkëputur nga libri i tij autobiografik “Tuff Juice: My journey from the streets to the NBA”.

Në këtë libër Butler tregon të gjithë jetën e tij që nga fëmijëria e deri tani. Në faqet e autobiografisë së tij, lexuesi mëson se Butler filloi të qëllojë me armë zjarri që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ishte 11-vjeç filloi shpërndarjen e drogës duken shprehur ambicien e tij për t’u bërë më shumë një bos i lëndës narkotike se një yll i kampionatit më të bukur të basketbollit në botë.

Butler e zhvilloi “karrierën” e tij të shpërndarësit të drogës në Racine të Wisconsin duke u burgosur disa herë.

Por aftësitë e tij të shfaqura në lojën e basketbollit bëri që jeta e tij të ndryshonte në mënyrë radikale dhe Butler shënoi një karrierë të suksesshme në 14 vjet aktivizimi në NBA ku ka luajtur për skuadra të tilla si; Miami Heat, LA Lakers, Washington Wizards, Dallas Mavericks, LA Clippers, Milwaukee Bucks, Oklahoma City Thunder, Detroit Pistons dhe Sacramento Kings.

Top Channel