Rregullat e reja; kush refuzon punën e ofruar, nuk konsiderohet i papunë

07/12/2015 00:00

Kreu i ministrisë së Çështjeve Sociale Blendi Klosi ka kërkuar që zyrat e punës të luajnë një rol të rëndësishëm në ndërmjetësimin mes biznesit dhe punëkërkuesve dhe të pastrojë skemën nga fiktiviteti.

“Asnjë drejtor nuk do të lejohet të japë vërtetim për papunësinë nëse ka vende të lira pune të përshtatshme për qytetarët që do të kërkojnë këtë punësim. Vetëm nga një përpjekje e parë fare e thjeshtë, kemi disa mijë persona që kanë humbur statusin e punëkërkuesit të papunë”, tha Klosi.

Arsimi profesional është një pikë e rëndësishme për rritjen e punësimit, por në gjithë vendin ka qindra qendra të palicensuara

“Kemi sot me qindra zyra të vogla që afrojnë formim profesional jashtë çdo kontrolli”, vijon ministri Klosi.

Në gjithë vendin numërohen 30 mijë vende pune të cilat kërkohen nga biznesi.

Top Channel