Durrës, arrestohet autori i vrasjes së biznesmenit

07/12/2015 13:20

Policia e Durrësit ka vënë në pranga autorin e vrasjes së biznesmenit Arben Hasa, ngjarje kjo e ndodhur më 3 dhjetor. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është vënë në pranga Miran Tila, shok i biznesmenit 39-vjeçar.

Në banesën ku ndodhej Tila është gjetur edhe arma e krimit. Tila ka pranuar se ka kryer vrasjen, duke u shprehur se shkak ka qënë një grindje mes tyre, katër muaj më parë.

Mëngjesin e 3 dhjetorit është gjetur në fshatin Shkallë të Manzës, një automjet i braktisur me njolla gjaku, dhe pak më larg makinës edhe trupi i pajetë i 39-vjeçarit Arben Hasa.

Top Channel