Beqaj inspekton shpërndarjen e medikamenteve: Gati për çdo situatë

07/12/2015 13:45

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka inspektuar këtë të hënë shpërndarjen e medikamenteve në Librazhd.

Në një prononcim për mediat, Beqaj ka deklaruar se furnizimi ka si qëllim reagimin në kohë në raste emergjencash.

“Furnizmimi po bëhet për t’i paraprirë çdo emergjence. Po marrim masa që në asnjë zonë të mos ketë probleme me furnizimin e ilaçeve”, ka deklaruar Beqaj.

Ai ka saktësuar se, janë 92 qendra shëndetësore që po furnizohen në mbarë vendin, ndërsa ka shtuar se krahas kësaj po punohet edhe për përmirësimin e infrastrukturës në qendrat shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA