Napoli mposhtet nga Bolonja, Interi i vetëm në krye

06/12/2015 00:00

Bolonja ka ndalur Napolin në javën e 15 të Serie A, duke e mposhtur me rezultatin 3-2. Me këtë humbje ekipi i drejtuar nga Sarri ka rënë në vendin e tretë të renditjes.

Vendasit e Bolonjës arritën t’i shënonin tre gola ekipit ku bën pjesë edhe mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Hysaj, ndërsa në 3 minutat e fundit të takimit Higuain arriti të shënojë dy gola, por vetëm kaq pasi nuk kishte më kohë për të shmangur këtë humbje.

Fiorentina mori një fitore të lehtë këtë të diel, duke mposhtur 3-0 Udinezen, me gola të shënuar nga Badejl në pjesën e parë dhe Ilicic e Rodriguez në pjesën e dytë. Me këtë trepikësh, Fiorentina merr vendin e dytë në renditje.

Pas ndeshjeve të javës së 15 në Serie A, Interi kryeson i vetëm renditjen në kuotën e 33 pikëve, Fiorentina me 32 dhe Napoli në vendin e tretë me 31 pikë.

Top Channel