Grabitja e 3.8 milionë eurove, “arrest me burg” për policët privatë

06/12/2015 14:20

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për 4 rojet e një shoqërie të ruajtjes fizike, pas grabitjes së 3.8 milionë eurove të enjten e kaluar në Qafë-Kashar.

“Arrest me burg” u dha si masë për administratorin e shoqërisë, Artan Mane, ndërsa vetëm për shoqëruesin e ngarkesës,  Agron Lloha, u caktua masa e “arrestit shtëpiak”.

Seancat u zhvilluan me dyer të mbyllura për gjashtë personat e vënë nën akuzë për shpërdorim detyre.

Në deklarimet e tyre, rojet private u shprehën se, grabitësit i zunë në befasi dhe ata menduan se ishin punonjës të policisë së rendit edhe për shkak të veshjeve që mbanin.

Top Channel