Denoncimi në “Fiks Fare”, procedim penal tre mjekëve të spitalit të Korçës

06/12/2015 00:00

Pas denoncimit në “Fiks Fare”, policia e Korçës ka nisur procedim penal ndaj tre mjekëve të spitalit rajonal. Ndaj tyre rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Të proceduar janë K. SH, 43 vjeç shef i urgjencës, R. Ç, 45 vjeç mjek kirurg dhe V. Ç, 68 vjeç gjithashtu mjek kirurg në spitalin e Korçës.

Një qytetare kishte denoncuar rastin në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku mjekët i kanë marrë për një operacion kirurgjikal të theshtë shumën prej 20 mijë lekësh të reja.

Top Channel