Tenton të vjedhë bankën, kapet në flagrancë autori

05/12/2015 14:10

Filiali i një prej bankave të qytetit të Korçës është vënë në shënjestër nga një person, i cili ka pasur si qëllim grabitjen e saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur agresori ka tentuar të hyjë në ambjentet e bankës duke thyer xhamin e saj.

Por, me të marrë sinjalizimin, forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar në flagrancë grabitësin.

Sipas të dhënave zyrtare, personi në fjalë është identifikuar si Ismet Lushi, 23 vjeç dhe banues në Manëz të Durrësit.

Top Channel