Reali “poker” ndaj Getafes

05/12/2015 18:10

Real fitoi me rezultat të thellë 4-1 në miniderbin e Madridit përballë Getafes. Formacioni i Benitez mbylli ndeshjen që në pjesën e parë pasi shënoi të katër golat brenda harkut kohor prej 45 minutash.

Benzema shënoi në minutën e 4-t, ndërsa arriti dopietën në të 16-n për t’i dhënë fund krizës personale, që lidhet edhe me ngjarjet jashtë fushe.

Bale u regjistrua në listëne  golashënuesve dhjetë minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në minutën e 38  Cristiano Ronaldo shënoi për golin e katërt.

Në pjesën e dytë, Real nuk kishte të njëjtin angazhim si në pjesën e parë, duke qenë edhe të vetëdijshëm se fitorja nuk iu rrezikohej. Getafe shënoi golin e nderit me Alexit.

Gjatë fraksionit të dytë, Reali i Madridit e uli ndjeshëm ritmin duke kursyer energji të vlefshme për ndeshjet e radhës, ndërsa Alexis shënoi golin e nderit në minutën e 70.

Top Channel