Grabitja e makinës “security”, arrestohen 6 punonjësit e policisë private

04/12/2015 09:10

Policia e Tiranës arrestoi 6 efektivë të policisë private që shoqëronin një sasi të konsiderueshme parash me një mjet të blinduar, por që u grabitën. Arrestimi i 6 policëve privatë është bërë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ata janë Alban Sharra, Agron Ademi, Agron Lloha, Niko Prifti, Eduard Metollari dhe Artan Mane. Dje, në Qafë Kashar-Rinas, afër kthesës së Laknasit në Tiranë, 5 persona të armatosur kanë qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri dhe kanë goditur me mjete të forta xhamin e mjetit transportues, ku kanë marrë një sasi parash që po transportoheshin nga eksorta e SHPSF “Rogat Security 1”.

Në afërsi të urës së Limuthit është gjetur tërësisht i djegur mjeti i markës “Jeep Grand Cheroke”, me të cilin autorët kishin kryer krimin.

Ndërkaq, mësohet se në total janë grabitur 3.5 milionë euro të një banke. Ngjarja ndodhi dje në mesditë dhe policia gjeti vetëm një mjet të djegur që grabitësit i vunë zjarrin për të mbuluar gjurmët. Ndërsa policët privatë janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Top Channel