Fitorja e 5 radhazi për Juven, mposht Lazion 0-2

04/12/2015 00:00

Rikthehen kampionët! “Zonja e vjetër” duket më e fortë se kurrë teksa ka arritur fitoren e pestë radhazi dhe ka shkuar në kuotën e 27 pikëve, aq sa ka edhe Roma aktualisht. Ky është një sinjal i qartë nga kampionët për kryesuesit e kampionatit italian.

Djemtë e Allegrit fituan pa shumë djersë përballë Lazios që konfirmon momentin e dobët. Bardhezinjtë siguruan fitoren që në pjesën e parë falë një autogoli të Gentilettit që futi topin në rrjetën e vet pas goditjes së Dybalas.

Mirëpo, argjentinasi nuk lëshon rastin për të hyrë në listën e golashënuesve kur në minutën e 32 dërgon topin në cepin më të largët të katërkëndëshit të Marchetit.

Pavarësisht se Pioli kërkoi rikthimin duke hedhur në fushë dyshen Keita-Felipe Anderson, Juve u tregua shumë e qetë dhe agresive në mesfushë duke arkëtuar tre pikë të reja.

Ndërkohë, kjo ishte humbja e 6 në shtatë ndeshjet e fundit për Lazion duke i vështirësuar pozitat e trajnerit Pioli që vazhdon të vuajë në kampionat.

Top Channel