Dy motra vdesin në aksident, plagosen rëndë dy të tjerë

04/12/2015 10:55

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Fushë-Bulqizë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në aksin kombëtar që lidh qytetin e Bulqizës me atë të Peshkopisë.

Dy automjetet, një tip Mercedes Benz me targa AA733CG I cili drejtohej nga shtetasi Xhevad Kryemadhi  dhe një Land Rover me targë AA383FE I cili drejtohej nga shtetasi Shaban Shyti, janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy përsona dhe janë plagosur dy të tjerë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës, bëhet me dije se shtetaset Zyliha Kryemadhi, vjeç 59, motra e drejtuesit të automjetit tip Benz  dhe Sadete Kryemadhi, vjec 30, bashkëshortja e tij, ndërkohë që raportohet për një fëmijë 10-vjeçar me iniciale B.K. në gjendje të rëndë, i cili është nisur me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar dhe një tjetër fëmijë që aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit mund të jetë bërë prania e akullit në rrugë. Burime nga policia e Bulqizës bëhet me dije se janë shoqëruar në komisariat dy drejtuesit e automjeteve për t’u marrë në pyetje rreth këtij aksidenti të rëndë.

Shpeshherë aksi rrugor Buqizë-Peshkopi, ka qëne burim i aksidenteve gjatë dimrit si pasojë e mungesës së kripës dhe skorjes në rrugë, po ashtu dhe mungesa e theksuar e sinjalistikave.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel