Denoncim i “Fiks Fare”, Prençi dënohet me dy vite heqje lirie

04/12/2015 00:00

Rasti i korrupsionit të denoncuar fillimisht nga emisioni investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, është përmbyllur këtë të premte me vendimin përfundimtar të Gjykatës së Shkodrës, e cila ka kërkuar dy vite heqje lirie për ish-prokurorin Pëllumb Prençi të Pukës.

Prençi, i cili akuzohej për korrupsion, pranoi fajësinë dhe gjykimin e shkurtuar, ndaj dhe pavarësisht se u dënua me 3 vite heqje lirie, atij i ulet 1/3-ta e dënimit për të vuajtur kështu vetëm dy të tilla.

Skandali i ish-prokurorit të Pukës u zbulua nga “Fiks Fare” dhe në të ishte i përfshirë edhe një gjyqtar, Shtjefën Lleshi, i cili pak muaj më parë u dënua me 3 vite burg për të njëjtën akuzë.

Top Channel