Zvicër, arrestohen dy zv/presidentë të FIFA-s

03/12/2015 08:40

Dy zv/presidentë të FIFA-s janë arrestuar në Zyrih, me akuzën e marrjes së miliona dollarëve ryshfet. Policia zvicerane i bëri arrestimet në hotelin luksoz Baur au Lac, aty ku disa zyrtarë të tjerë të organizmit drejtues të futbollit botëror u arrestuan në muajin maj të këtij viti.

Bëhet fjalë për presidentin e CONCACAF-it, Alfredo Hawit, dhe atë të CONMEBOL, Juan Angel Napout.

Me anë të një komunikate për shtyp, FIFA theksoi se është në dijeni “të veprimeve të ndërmarra nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë” dhe do të vazhdojë “bashkëpunimin e plotë me hetuesit amerikanë, në përputhje me ligjet e Zvicrës”, duke nënvizuar se nuk ka asnjë koment tjetër për këto arrestime.

Zyra Federale e Drejtësisë së Zvicrës (FoJ) ka bërë me dije se dy persona janë arrestuar gjatë natës, pasi mendohet se kanë marrë para’ për shitjen e të drejtave të marketingut.

Top Channel