Nis pastrimi i Gjanicës, kryebashkiaku i Fierit premton ndërhyrje për përmbytjet

03/12/2015 15:30

Bashkia e Fierit po ndërhyn në pastrimin e shtratit të lumit Gjanica, përgjegjës për përmbytjet e vazhdueshme në këtë qytet.

Qindra banesa dhe biznese përmbyten duke pësuar dëme të konsiderueshme sa herë që ka reshje.

Për lumin Gjanica u premtua një ndërhyrje në dhjetëra milionë euro, por deri në sigurimin e fondeve, bashkia nisi punën për pastrimin e shtratit të lumit, të mbushur nga mbetjet e bimësia që shkaktonin daljen e menjëhershme të ujërave.

“Deri më sot kemi sistemuar 1 km e gjysmë të skarpateve dhe brigjeve të Gjanicës. Mund të them me kënaqësi se ajo filloi të jepte rezultate edhe në reshjet e fundit të para disa ditëve. Projekti që kemi nisur shkon deri në qendër të qytetit dhe kjo do t’i hapë rrugë fazës tjetër të tij, për gjithë skarpatet e lumit Gjanica”, deklaroi kryetari Armando Subashi.

Aktualisht puna në lumë po vazhdon në një pjesë të madhe të gjatësisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA