McLaren i së ardhmes premton spektakël në Formula 1

03/12/2015 00:00

McLareni duket se i ka idetë e qarta për makinën e së ardhmes. Skuadra nga Uoking e shfaqi këtë duke publikuar një video të makinës së saj, të dizenjuar në mënyrë të tillë për të treguar se si mund të jetë e ardhmja e Botërorit të Formulës 1.

Rezultati: një makinë garash agresive dhe që të godet imagjinatën. Kjo video e McLaren solli edhe reagimin e një prej pilotëve të kësaj skuadre, Jenson Button, i cili nëpërmjet rrjetit social Twitter komentoi me tone shakaje për të: “Kjo makinë më duket se është bonus për mua për Krishtlindje. Kur do ta drejtoj?”, lexohet në komentin e Button.

Kjo iniciativë e McLaren nuk është e para që ndërmerret nga skuadrat e Formulës 1. Në muajin shkurt të këtij viti ishte Ferrari që publikoi foto dhe video të makinës së saj të konceptuar për Botërorin e së ardhmes në Formula 1.

Top Channel