Londër, burgosen 2 “skifterët” shqiptarë. Grabisnin shtëpi.

03/12/2015 00:00

Dy shqiptarë të përfshirë në grabitje shtëpish në Londër janë dënuar secili me nga 11 muaj burg dhe më pas dënim në Shqipëri.

Alket Nikolli, 28 vjec dhe Eraldo Luka, 21vjec u kapën gjatë grabitjes së një shtëpije në zonën Potters Bar në momentin kur mbërriti i zoti shtëpisë.

Grabitja ndodhi më 6 Nëntor 2015.

Pronari banesës menjëherë njoftoi policinë e cila nisin operacionin e kapjes duke rrethuar të gjithë zonën në Auckland Road.

Të dy “skifterat” shqipatë u kapën tek sa po tentonin të fshiheshin në një kafe afër qëndrës  Furzefield Centre.

Momentin e arrestimit iu gjetën sendet që kishin grabitur.

Sipas gazetës “Barnet Press”, Alket Nikolli dhe Eraldo Luka  pranuan përpara gjykatës “St Albans Crown Court” akuzat për këtë grabitje dhe një tjetër po atë ditë në rrugën Cambridge Drive, nga ku kishin grabitur bizhuteri.

Top Channel