Lajmi i fundit
Ambasada Amerikane: Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit
Shtetet e Bashkuara shprehin mbështetje maksimale për zyrtarët e zbatimit të ligjit në luftën e tyre ndaj korrupsionit dhe krimit

Korçë, pranga të kërkuarit për trafik droge

03/12/2015 12:55

Agjentë të seksionit të anti-drogës në policinë e Korçës kanë vënë në orët e fundit në pranga një shtetas të kërkuar për trafik droge.

Sipas një njoftimi për shtyp të drejtorisë lokale të policisë, në pranga ka rënë 46-vjeçari Luan Bardhi, banues në fshatin Memlisht të Pogradecit.

Sipas njoftimit, Bardhi është arrestuar pasi më 26 nëntor, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi në mungesë ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale të “trafikut të lëndëve narkotike”.

Këtë krim, 46-vjeçari e ka konsumuar në bashkëpunim me persona të tjerë, të cilët po kërkohen nga policia.

Top Channel