Fushë-Krujë, aksidentohet për vdekje një 12-vjeçare

03/12/2015 20:55

Një aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së të enjtes në Fushë-Krujë, ku një 12-vjeçare mbeti e vdekur pasi u përplas nga një automjet.

Mësohet se 12-vjeçarja ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën në momentin kur është përplasur për vdekje nga automjeti, i cili u largua menjëherë nga vendngjarja.

Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit të këtij aksidenti me pasojë vdekjen.

Top Channel