Aksidentoi dy persona, arrestohet efektivi i policisë

03/12/2015 09:30

Një efektiv i policisë së Fushë Krujës është arrestuar nga kolegët e tij pasi ka aksidentuar dy persona.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Indrit Laci 29 vjeç, ka aksidentuar H. Ç, 73 vjeç dhe B. Xh 43 vjeç. Këta të fundit janë shtruar në spitalin e Traumës, ku në gjendje të rëndë është 43-vjeçarja.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ku Laci ishte duke drejtuar mjetin e tij tip “Ford”, me targë KR 7512 A.

Top Channel