Yzberish, gjendet një foshnjë në një kazan mbeturinash

02/12/2015 11:30

Një foshnje e porsalindur është gjetur e gjallë në afërsi  të një kazani mbeturinash në Yzberish të Tiranës. Ngjarja e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën “3 Dëshmorët”.

Banorët e zonës kanë lajmëruar menjëherë policinë, të cilët e kanë transportuar foshnjën me ambulancë për në maternitetin “Koço Glozheni”.

Policia po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për të identifikuar personin që ka braktisur foshnjën.

Top Channel