Vlorë, gjendet një Fuoristradë 150 metra nga bregu

02/12/2015 10:10

Një automjet tip Fuoristradë është gjetur mëngjesin e sotëm në ujërat e bregut të Vlorës.

Sipas policisë lokale, mjeti është gjetur në zonën e quajtur “Plazhi i Vjetër”, rreth 150-200 metra nga bregu, në sipërfaqen e ujit. Nga hetimet paraprake mësohet se nuk ka viktima në njerëz, ndërsa po punohet për të nxjerrë mjetin nga uji.

Hetimet kanë nisur për të zbuluar pronësinë e mjetit, targën e tij dhe detake të tjera.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel