Tentoi të përdhunonte 25-vjeçaren, arrestohet

02/12/2015 10:20

Një 26-vjeçar nga Fieri, në hetim për një sërë akuzash nga prokuroria e Vlorës është arrestuar nga komisariati nr. 3 në Tiranë. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se është vënë në pranga Aldenis Haxhiaj.

Në gusht të vitit të kaluar, Haxhiaj, bashkë me një tjetër persona ka hyrë në banesën e një 25-vjeçareje duke tentuar te kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë, nën kërcënimin e një thike.

E reja ka arritur ti shpëtojë përdhunimit falë ndërhyrjes së fqinjve të cilët lajmëruan dhe policinë. Dy të rinjtë pasi dëgjuan britmat e fqinjve u larguan nga dritarja e shtëpisë.

Top Channel