Sillte kokainë nga Panamaja, ekstradohet 44 -vjeçari nga Berati

02/12/2015 00:00

Një 44-vjeçar nga Berati i dënuar për trafik droge është ekstraduar nga Venezuela.

Interpol Tirana ka sjellë nga Karakas Armando Gavellin, 44 vjeç nga Berati. Ai është dënuar në 2012 me 12 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike, të kryer në bashkëpunim

Bashkë me persona të tjerë, Gavelli ka trafikuar 2.5 kg kokainë nga Panamaja drejt Shqipërisë. Ai u arrestua në Venezuelë më 11 mars të këtij viti.

Top Channel