U nda nga jeta në moshën 40-vjeçare, përcillet drejt banesës së fundit gazetari Namir Lapardhaja Ina është një ndër të rinjtë më aktiv të qytetit të Fierit. Edhe pse një person më nevoja speciale, ajo angazhohet gjithë ditën për të zbukuruar sadopak jetën e fëmijëve të qendrës “Horizont”. Ajo shkon çdo mëngjes e buzëqeshur, duke u munduar të transmetojë energji pozitive, e siç thotë të shpërndajë rreze që ngrohin çdokënd që ka pranë.
Si pasojë e një sëmundjeje vetëm tre ditë pas lindjes, Ina nuk pati mundësinë të kishte një fëmijëri krejtësisht si të tjerët. Megjithatë familjarët e saj nuk u dorëzuan dhe i qëndruan pranë për t’ia lehtësuar jetën vajzës së tyre.
Tashmë 27-vjeçe, Ina angazhohet vullnetarisht në shumë aktivitete të qytetit të Fierit e në veçanti duke ndihmuar personat me nevoja speciale.
Pasioni më i madh i Inës është fotografia. Që në fëmijëri ajo është rritur me aparatin fotografik. Në ditën Ndërkombëtarë të Personave me Nevoja të Veçanta, ajo do të hapë ekspozitën e saj të parë e titulluar “Mos fshih aftësitë e mia”.
Top Channel