Manchester United kërkon Allegrin

02/12/2015 11:10

Juventusi nuk po gjen qetësi. Tani ai që kërcënon skuadrën torineze është Manchester United, që ka vënë në shënjestrën e tij trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, Massimiliano Allegri. Lajmi bëhet publik nga e përditshmja ”La Repubblica”, sipas së cilës “Djajtë e Kuq” po mendojnë që të largojnë holandezin Louis Van Gaal nga pankina në verën e vitit të ardhshëm për ta zëvendësuar pikërisht me Allegrin.

Kontrata e livornezit me Juventusin skadon në verën e vitit 2017, por Allegri tundohet jo pak nga një kalim i mundshëm në “Old Trafford“, pasi ai asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të provuar eksperienca të reja jashtë kufijve të Italisë.

Kampionati anglez është në krye të listës së trajnerit italian dhe marrja në dorëzim i një skuadre si Manchester United për të do të ishte si qershia mbi tortë për karrierën e tij.

Top Channel