Banorët e Delvinës vijojnë ende sot pas 4 vitesh të furnizohen me ujë industrial që nuk mund të konsumohet për t’u pirë.
Uji i ndotur nga shpërthimi i ndodhur pranë puseve të shfrytëzimit të gazit në afërsi të Delvinës, në atë kohë bëri që e gjithë sasia e ujit që përfitohet prej burimit karstik të Vizit të ketë ngarkesë të lartë ndotjeje.
Qytetarët mbushin ujin që konsumojnë për pirje në çesmat publike që furnizohen me ujë të pijshëm, ndërsa kanë qenë në pritje të zgjidhjes. Së fundi, sipas kreut të bashkisë së re të Delvinës, Rigels Balili, një projekt i KFW-së pritet të vihet në zbatim për furnizimin me ujë nga burimet e Tatzatit, me një kapacitet prej 3500 litra për sekondë.
Është gati 70% e qytetit me 14 mijë banorë që përdor ujin e ndotur jashtë kritereve për shërbime të përditshme, mes tyre edhe dhjetëra njësi shërbimi, bare e restorante.
Niveli i arkëtimeve të ujësjellësit është në nivelin e 20%, duke e çuar këtë ndërmarrje në prag të falimentit. Banorët që më parë paguanin në masën 80%, tashmë nuk pranojnë më të paguajnë për ujin e ndotur.
Top Channel