Aksidentet rrugore, këmbësorët burim kryesor i tyre

02/12/2015 14:45

Burimi kryesor i aksidenteve rrugore vijojnë të jenë këmbësorët. Vetëm në Tiranë gjatë 3 muajve të fundit, 8 aksidente me pasoja të rënda për jetën, kanë ndodhur për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit nga ana e këtyre të fundit.

“Mund të themi nga 10 aksidente, 8 janë si pasojë e mosrespektimit nga këmbësorët përsa i përket ndërprerjes së karexhatës, apo përshkrimi i karexhatës. Nuk ka as viza të bardha, ose ku ka një semafor që është pjesa orientuese për këta qytetarë që lëvizin, ku ata nuk i respektojnë dhe diku 10 metra më tej këta qytetarë lëvizin të papërpgjegjshëm duke folur në celular, as nuk mund të orientohen as përsa i përket lëvizjes së trafikut. Lëvizin në mënyrë abuzive, ku mendojnë se qytetari që drejton një mjet do të ndalojë në çdo moment ku të dojë ai”, tha Herman Erindi, shefi i trafikut në Tiranë.

Shefi i trafikut në kryeqytet Herman Erindi thotë se ndonëse policia rrugore ka gjobitur në masë drejtuesit e mjeteve për mosrespektim të kalimit dhe përparësisë së këmbësorëve, nevojitet një fushatë sensibilizuese nga një sërë institucionesh.

“Kemi 600 masa në javë vetëm për mosdhënie përparësi të këmbësorëve. Do të thotë që nëse nuk do të kishim këto masa shtrënguese, aksidnetet do të ishin më të mëdha, dhe do të kishte aksidente me viktima. Pjesa kryesore duhet të jetë edukimi i tyre, nga familja, nga shoqëria. Ministria e Arsimit duket të ketë një program informues dhe sensibiluez përsa i përket klasifikimit të kësaj lloj shkeljeje”, thotë Erindi.

Krahas ndëshkimeve policia rrugore kërkon që bashkia dhe ministria e Transporteve të marrin masa për pajisjen me trafikndarëse dhe sinjalistikën përkatëse të disa segmenteve që paraqesin problematik në këtë drejtim.

“Pjesë-pjesë shihet që fillon marrja e masave nga bashkia, po gjë konkrete për segmentet kruyesore, siç është sheshi “Shqiponja”, sheshi “Karl Topia”, pjesa nga rruga “5 Maji” në drejtim të “Don Boskos”. Po prapë, trafikndarëset mungojnë”, vijon ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA