Veliaj: Nuk ka rritje çmimesh për festat. Viti i ri, te “Nënë Tereza”

01/12/2015 11:00

Ndryshe nga vitet e tjera, festimet e natës së vitit të ri nuk do të përqëndrohen tek sheshi “Skënderbej”, por tek “Nënë Tereza”. Kreu i bashkisë Erjon Veliaj, bëri të ditur edhe programin e festimeve të bashkisë.

Për herë të parë tha Veliaj do të ketë zbukurime në të gjithë qytetin, dhe jo vetëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

“Adoptimi i një rruge dhe për herë të parë përtej bulevardit të kemi zbukurime në të gjithë qytetin. I kam kërkuar dhe administratorëve që të bëjnë diçka për lagjet e tyre, për ish komunat, ndërkohë që epiqendra e festimeve do të jetë në sheshin “Nënë Tereza”. Deri në 6 dhjetor ai do të transfrmohet në një fshat krishtlindjesh. Këtë muaj bashkia do i dedikohet totalisht fëmijëve, do të kemi produkte vendase për të promovuar, tregje provizore. Vitin e ri do e presim në sheshin “Nënë Tereza”, tha Veliaj.

Kreu i bashkisë premtoi se nuk do të ketë rritje abuzive çmimesh për festat e fundivitit, ndërsa do të ndalohet shitja e gjësë së gjallë vend e pa vend. Tregu i gjësë së gjallë bëri të ditur kryebashkiaku i Tiranës do të jetë në Vishnjë, në Baldushk, psai është zonë që njihet për rritjen e gjelave të detit.

“Do të jetë një treg në Kombinat ku të shesim produktet bio, të gjithë ata që vijnë nga zona e Pezës, Ndroqit dhe Vaqarrit, dhe një treg pranë zonës së Kinostudios. Kemi menduar për gjithçka. Për zbukurimin e qytetit dhe për mënyrën se si periudha e festave do të monitorohet për çështjen e cilësisë dhe çmimit”, tha Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA