Tenton të trafikojë në Kosovë të miturën, arrestohet 33-vjeçari

01/12/2015 11:50

Një 17-vjeçare ka mundur t’i shpëtojë trafikimit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është vënë në pranga një33-vjeçar dhe është shpallur një tjetër në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura.

Krenar Shabani , 33 vjeç, është arrestuar, ndërsa E.K, 26 vjeç është shpallur në kërkim, pasi kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me V.J 17 vjeç nga Lezha.

Më pas ata e kanë dërguar të miturën në një shtëpi në Institutin Bujqësor të Tiranës, tek një e njohur e tyre, me qëllim trafikimin për në Kosovë por 17-vjeçarja i ka shpëtuar ‘kthetrave’ të tyre duke u larguar duke denoncuar dhe ngjarjen.

Policia ka nisur hetimet edhe për trafikim të të miturve.

Top Channel