Me miratimin e ligjit të buxhetit për vitin 2016, Kuvendi i Kosovës nuk ka më asnjë projektligj të dërguar nga qeveria për shqyrtim e miratim.
Në seancën e së hënës, në Kuvend u shqyrtuan 16 projektligje, u ratifikuan dy marrëveshje ekonomike ndërkombëtare dhe u shqyrtuan një numër raportesh mbi punën e agjencive të ndryshme shtetërore.
Bëhet fjalë për 35 pika të rendit të ditës, duke bërë kështu që të realizohet i gjithë programi legjislativ i proceduar nga qeveria e Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, qeveria është instanca që sponsorizon projektligjet në Kuvend.
Seanca e së hënës nisi me gaz lotsjellës, të cilin e hodhën deputetët e opozitës dhe pas kësaj Kryesia e Kuvendit mori vendim për përjashtim të shumicës së deputetëve opozitarë nga mbledhja.
Seanca plenare u zhvillua pa praninë e opozitës dhe zgjati deri rreth orës 23:00.
Top Channel