Gjiknuri: Sektori energjitik, tashmë kontribues taksash

01/12/2015 14:10

Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri deklaroi se sektori energjitik në vend jo vetëm që ka reduktuar rreziqet për buxhetin, por është shndërruar në një kontribues të rëndësishëm taksash.

Duke paraqitur buxhetin e ministrisë që drejton në komisionin e veprimtarive prodhuese, Gjiknuri tha se sektori i energjisë po rimëkëmbet dhe nuk është më një kërcënim për financat e shtetit.

“Nëse në vitin 2013 buxheti ishte i ekspozuar me 21 miliardë lekë ndaj kompanive publike të energjisë, këtë vit qeveria do të japë vetëm 5 miliardë, të cilat do të shkojnë vetëm për investime, duke iu shtuar kështu atyre që do investohen nga fondet e brendshme të vetë kompanive”, tha Gjiknuri.

Top Channel