Krim në familje në Korçë, babai plagos djalin e tij

30/11/2015 21:20

Një ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të hëne në qytetin e Korçës, ku babai ka plagosur djalin e tij me armë zjarri, nën efektin e pijeve alkoolike.

Motivet e ngjarjes së ndodhur në fshatin Pojan janë ende të paqarta, edhe pse dyshohet për motive të dobëta. Shtetasi Romeo Nako, i dehur, ka qëlluar në këmbë të birin e identifikuar me inicialet P.N., vetëm 15 vjeç.

I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të qytetit, ku mësohet se i është dhënë ndihma e parë mjekësore, për shkak se gjendja e tij mësohet të jetë e rënduar nga gjakrrjedhja.

Ndërkohë, policia që kishte mbërritur më herët në vendngjarje, ka shoqëruar autorin e këtij krimi në familje dhe ka nisur hetimet për të mësuar rrethanat e kësaj plagosjeje, pasi ka bllokuar edhe armën e zjarrit, me të cilën është kryer krimi.

Top Channel