Kosovë, seanca e Kuvendit do të mbahet sot, në orën 11:00

30/11/2015 09:55

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca plenare të mbahet sot në orën 11:00, edhe pse opozita ka paralajmëruar se do ta bllokojë atë.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se qëllimi i kësaj mbledhjeje ka qenë që t’i jepet mundësia opozitës që të japë një qëndrim për mundësinë e mbajtjes së mbledhjes plenare pa patur probleme.

Pas mbledhjes së Kryesisë, në ambientet e Kuvendit ka nisur takimi i liderëve të opozitës, të cilët pritet të dalin me qëndrimet përfundimtare për seancën e orës 11:00.

Po ashtu, brenda Kuvendit ndodhen forca policore për të siguruar punën e seancës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA