Lezhë, arrestohet 19-vjeçari për aksidentin që shkaktoi vdekjen e 14-vjeçares

29/11/2015 10:30

Policia e Lezhës ka arrestuar 19-vjeçarin Armando Mekshi, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar autoveturën e markës Renault, me targë AA 512 GY, është përplasur me mjetin e markës Benz, me targë AA 371 AM,  drejtuar nga shtetasi A.T., dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 14-vjeçarja me iniciale A.M.

Ky aksident i rëndë ka ndodhur në orën 13.30 të ditës së shtunë,  në autostraden  Milot-Fushë Krujë,  në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Gjormit”.

Top Channel