Prishtinë, anulohet koncerti për Ditën e Flamurit
28/11/2015 17:45
Koncerti i planifikuar nga Komuna e Prishtinës me rastin e 28 Nëntorit është anuluar nga vetë bordi i këtij institucioni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Komuna, përmes një komunikate për shtyp ku thotë se shkak për këtë vendim është bërë dhuna e policisë ndaj deputetëve dhe simpatizantëve të lëvizjes Vetëvendosje, që çoi në arrestimin e deputetit Albin Kurti.
“Pas terrorit të ushtruar ndaj aktivistëve, deputetëve dhe simpatizantëve të Vetëvendosjes nga shteti policor i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit është vendosur të anulohet koncerti i parashikuar të mbahej sonte në sheshin Skëndërbej”, thuhet në komunikatë.
Top Channel