Skënderbeu bie në Turqi, mposhtet nga Besiktas 2-0

26/11/2015 00:00

Cenk Tosun realizoi dygolësh për të eliminuar edhe zyrtarisht kampionët shqiptarë të Skënderbeut nga Europa League të cilët u mundën në sfidën e parafundit kundër Besiktasit në Turqi.

Nga një gol në secilën pjesë mjaftoi që skuadra turke të arkëtojë tre pikë të reja dhe të marrë kreun e Grupit H, duke përfituar edhe nga humbja e Lokomotivës në shtëpi nga portugezët e Sporting.

Ndeshja filloi me ritme të larta dhe me kampionët shqiptarë që kërcënojnë të parët. Në minutën e 10 erdhi edhe kërcënimi i parë për turqët, kur Berisha goditi me të djathtën nga jashtë zone, por portieri Tolga tregohet i sigurt.

Korçarët nuk ndihen aspak inferiorë dhe vazhdojnë të dalin përpara, madje në të 13-n, Salihi del i vetëm përballë portierit duke goditur fuqishëm, por topi shkoi ngjit me shtyllën pingule.

Pikërisht kur skuadra shqiptare ishte në momentin e saj më të mirë, turqit arrijnë të shënojnë golin e parë. Luhej minuta e 35 dhe një krosim nga e majta bën që Cenk ta shtyjë topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nis me dy raste shumë të mira për Besiktas, por Orges Shehi tregohet i jashtëzakonshëm përballë Tosun e Tosic. Në të 55-n, Skënderbeu i afrohet golit, por goditja me kokë e Latifit, që erdhi pas një krosimi të Vangjelit, u devijua në këndore nga portieri Tolga.

Në të 70-n, Tosun i afrohet golit të dytë në minutën e 70, por nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë ne momentin e fundit. Megjithatë, vetëm tetë minuta më vonë, i njëjti lojtar shënon për2-0 pas një aksioni model që nis nga këmbët e Quaresmas.

Dy minuta nga koha e rregullt, Tosun pati mundësi të realizojë tregolësh, por Shehi tregohet vendimtar.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel