Kombëtarja franceze e femrave viziton ambasadën e Francës në Tiranë

26/11/2015 12:10

Përfaqësuesja franceze e futbollit të femrave ka vizituar ambasadën e Francës në Tiranë në prag të ndeshjes eliminatore Shqipëri-Francë, që do të luhet nesër në “Qemal Stafa”.

Delegacioni i ekipit kombëtar ka shprehur solidaritet me popullin francez pas akteve terroriste që ndodhën më 13 nëntor në Paris, ku mbetën të vrarë 130 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.

Në shenjë respekti ju dorëzua edhe një fanelë e kombëtares shqiptare me mbishkrimin “Liberte, egalite, fraternite”.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA