“Fiks Fare”, 200 studentë të Universitetit të Elbasanit nuk licencohen si mësues

26/11/2015 00:00

Pranë redaksisë së “Fiks Fare” ka arritur një ankesë nga një grup prej 200 studentësh të Universitetit të Elbasanit. Ata nuk po lejohen nga drejtoritë arsimore që të kryejnë stazhin prej 1 viti si mësues.

Arsyeje për këtë është se në nivelin e studimeve master janë përcaktuar për një profil tjetër nga ai i bachelorit. Pavarësisht se ata i janë drejtuar me kërkesë të gjitha institucioneve, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje më shkrim. 

Ina Shtëmbari, studente: Kemi mbaruar bachelor për Filozofi-Sociologji pastaj bëmë masterin në një profil tjetër, në Edukatë Qytetare-Histori, profili minor Gjeografi dhe kur vajtëm në drejtoritë arsimore, secili nëpër rrethet e veta, na thanë se nuk mund ta bënim stazhin sepse nuk përputhen diplomat me njëra-tjetrën. Është e përcaktuar që është për “Mësuesi”.
Fiksi: Kur jua thanë këtë?
Ina Shtëmbari: Në shtator pasi bëmë gati të gjitha dokumentet na thanë që juve nuk pranoheni për të bërë një vit stazh.
Fiksi: Jeni ankuar nëpër institucione?
Arba Begolli, studente: Po, jemi ankuar te Ministria e Arsimit, AKP-ja, Drejtoria Arsimore dhe te Universiteti. Secili ia hedh fajin njëri-tjetrit.
Fiksi: Ju keni bërë disa kërkesa ndaj disa institucioneve, ju kanë kthyer përgjigje me shkrim?
Arba Begolli: Me shkrim asnjëherë.

“Fiks Fare” takoi edhe shefin e kurrikulave në Drejtorinë Arsimore të Elbasanit, Alqi Çabirin, për t’u sqaruar edhe më shumë në lidhje me rastin në fjalë.

Alqi Çabiri, shef i kurrikulave, DAR, Elbasan: Ka një udhëzim të Ministrisë së Arsimit dhe një sërë udhëzimesh që pasojnë këto që rregullojnë pranimin e kandidatëve për praktikën dhe provimin e shtetit. Në udhëzimin që ka ardh nga Ministria e Arsimit më datë 07.07.2015, me nr. Protokolli 3132 në pikën 2 thuhet: ‘Profili ku kandidati do të japë provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit lidhet me programin e studimit të ciklit të parë që ka përfunduar kandidati’. Pra, për bachelor.

Po ashtu, “Fiks Fare” shkoi edhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit dhe takoi shefin e kurrikulave, Bujar Muharremi për të kuptuar nëse ka pasur ky program studimi një rregullore të miratuar nga Ministria e Arsimit që thotë nëse degët e bachelorit dhe masterit duhet të përkojnë me njëra-tjetrën

Bujar Muharremi, drejtor i kurrikulave në Universitetin “A. Xhuvani”: Me diplomë mësuesie ata kanë të drejtë të regjistrohen,. Drejtoria Arsimore nuk i regjistrojnë për arsye se kërkojnë që bachelori dhe masteri të jenë në të njëjtin drejtim.
Fiksi: Kush e thotë që bachelori dhe masteri të jenë në të njëjtin drejtim? E përcakton ndonjë rregullorë këtë?
Bujar Muharremi: Jo, nu kka një rregullore. Ka një rregullore të pranimit të programit të studimit. Ka fleksibilitet në zgjedhjen e progrmit të degëve, pra një student mbaron një program studimi bachelor dhe mund të regjistrohet në një program tjetër studimit master të përafërt duke dhënë edhe disa provime shtesë. Këta studentë nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vepruar sipas planit të mriatuar për provime shtesë dhe pastaj kanë ndjekur këtë program.

“Fiks Fare” u rikthye në Tiranë. Në Agjencinë Kombëtare të Provimeve pranë Ministrisë së Arsimit, takoi Heliona Miçon për të marrë edhe një përgjigje zyrtare në lidhje me rastin, por edhe për të kuptuar se si duhet ët interpretohet ligji.

Heliona Miço, drejtore e Provimeve të Shtetit, MASH: Ligji i Arsimit Parauniversitar ka parashikuar që mësuesi i arsimit fillor, mësuesi i arsimit të mesëm-ulët dhe mësuesi i gjimnazit duhet të jetë i pajisur me diplomë të nivelit të dytë. Lidhja mes bachelorit dhe masterit specifikon se ku duhet të bëjë provim shteti dhe ku do të jetë profili i këtij mësuesi në provimin e shtetit. Të gjithë kandidatët do të merren në shqyrtim nga Ministria e Arsimit në një komision që do të ngrihet atje, do të analizohen të gjitha rastet e kandidatëve dhe do t’ju jepet drejtimi specifik duke shtuar një sezonë shtesë në periduhën e shkurtit dhe amrsit për kandidatët me të drejtë për t’u futur në provimin e shtetit.
Fiksi: A duhet që patjetër të bachelori të përkojë me studimet e dyta, pra të jetë e njëjta lëndë, e njëjta degë?
Heliona Miço: Nuk ka një lidhje të qartë nëse bachelori duhet të përkojë me studimet e dyta. Ligji i Arsimit Parauniverstar, neni 57 i tij, parashikon që studimet e ciklit të dytë për ata të cilët duhet të dalin mësues duhet të jenë në fushë të edukimit. Nuk ka detyrime ose ndalesa të kësaj natyre në Ligjin e Arsimit të Lartë apo sipas Kartës së Bolonjës.
Fiksi: Ju thoni që do t’ju jepet zgjidhje?
Heliona Miço: Po, studentëve do t’ju jepet zgjidhje. Jo vetëm këtyre rasteve, por të gjitha rasteve të cilat drejtoritë arsimore kanë pasur një problematikë në lidhje me interpretimin e diplomave të tyre.

Top Channel